Breaking News

Jerusalemi kurrë nuk ka qenë kryeqytet i hebrenjve

Kryepeshkopi armen i Teheranit Sebuh Sarkisian tha të martën se për myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë, Jerusalemi është një vend historik që meriton të respektohet.

“Gjatë gjithë historisë, Jerusalemi kurrë nuk ka qenë kryeqyteti i hebrenjve”, tha Sarkisian të martën në një konferencë shtypi në Teheran. “Në çdo moment, të gjithë kanë për detyrë të shërbejnë dhe adhurojnë Perëndinë dhe siç e dini, këto ditë, bota islame dhe bota arabe ballafaqohen me fatkeqësi dhe sfida të mëdha dhe arsyeja kryesore për këtë janë pretendimet e pahijshme të Presidentit të SHBA për transferimin e kryeqytetit të Izraelit në Jerusalem “tha kryepeshkopi i Teheranit. Në fjalën e tij, Sarkisian tha se Irani ka qenë i vetmi vend islamik që ka marrë anën e palestinezëve dhe ka mbrojtur integritetin territorial të Palestinës. “Irani ka respektuar gjithmonë hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët dhe falë Republikës Islamike, politika e vendit për Palestinën ka qenë gjithmonë e drejtë. Ata që i shikojnë realitetet me syze të errëta janë armiq të paqes dhe miqësisë së kombeve”, deklaroi Kryepeshkopi armen i Teheranit.

Advertisements