Breaking News

Irani do të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore për sa kohë që interesat e tij të sigurohen

Ishte e rëndësishme për Iranin që të njihej e drejta e tij për pasurimin e uraniumit dhe Irani do të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore për sa kohë që interesat e tij të sigurohen, tha zëvendësministri i jashtëm iranian.

“Nëse e ndjejmë se nuk kemi fituar atë që duhet dhe se palët e tjera nuk janë besnike ndaj zotimeve të tyre, ne vetë do të vendosim të veprojmë sipas interesave tona, edhe nëse kjo çon në ndërprerjen e marrëveshjes bërthamore. Ne nuk do të hezitojmë”, tha Abas Erakçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve IRIB. Duke komentuar vendimet e Presidentit të SHBA Donald Trump kundër marrëveshjes bërthamore, Erakçi tha: “Kjo nuk është ajo që përcakton interesat tona, nëse sanksionet nuk hiqen, nuk do të parashtrojmë asnjë ankesë. Ne vetë do të marrim vendimin përfundimtar ‘. “Amerikanët thonë se Irani po bën gjithçka që dëshiron. Ata duan të kufizojnë Iranin e fuqishëm, duan të ri-imponojnë sanksionet e transportit, bankave dhe naftës, por shohin që marrëveshja bërthamore po e bllokon rrugën e tyre,” shtoi zëvendësministri i jashtëm iranian. Në përfundim, Erakçi shtoi: “Ne kurrë nuk do të rinegociojmë marrëveshjen bërthamore … Kjo marrëveshje nuk është aspak e lidhur me ndonjë çështje tjetër: as me programin raketor, as me çështjet rajonale”, tha Erakçi.

Advertisements