Breaking News

Kritikojnë operacionin turk në Afrin, Ankaraja i arreston

Turqia ka arrestuar më shumë se 300 persona për postimet në mediat sociale që kritikojnë ofensivën ushtarake turke kundër militantëve kurdë të mbështetur nga SHBA në rajonin veriperëndimor të Sirisë, Afrin.

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi të hënën se një total prej 311 personash, përfshirë politikanë, gazetarë dhe aktivistë, ishin arrestuar gjatë 10 ditëve të fundit pasi janë akuzuar për “përhapjen e propagandës terroriste në mediat sociale”. Që prej fillimit të operacionit në Afrin, autoritetet e larta në Ankara kanë paralajmëruar se do të ndjekin penalisht ata që kundërshtojnë, kritikojnë ose keqinterpretojnë inkursionin ushtarak turk në territorin sirian. Javën e kaluar, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, akuzoi për tradhti Shoqatën Mjekësore Turke (TTB), një union i mjekëve të cilët kishin kundërshtuar fushatën ushtarake turke në Afrin. “Më besoni, ata nuk janë aspak intelektualë, ata janë një bandë skllevërish. Ata janë shërbëtorët e imperializmit,” u tha të dielën Erdogan anëtarëve të Partisë AK në një tubim në provincën veriore të Amasias. Ndërkohë, agjencia e lajmeve Mehr bëri të ditur se mijëra kurdë irakianë kanë marshuar të hënën pasdite në qytetin Sulejmanie në Irak për të protestuar kundër inkursionit të ushtrisë turke në rajonin Afrin të Sirisë.

Advertisements