Breaking News

Trump kritikon Evropën për tregtinë

Presidenti amerikan ka mbajtur qëndrime kritikuese ndaj mënyrës së marrëdhënieve tregtare mes Amerikës dhe BE-së. “Kam patur shumë probleme me Bashkimin Evropian, por tani, ato mund të transformohen në diçka shumë të madhe nga pikëpamja tregtare”, kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se Bashkimi Evropian i ka trajtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë shumë të padrejtë sa i përket tregtisë. Ai u ndal edhe tek çështja e Brexit, duke thënë se nëse do të ishte në vendin e kryeministres Theresa May do t’i kishte zhvilluar ndryshe negociatat. “Do të isha treguar më i ashpër me Brukselin, ishin fjalët e tij. Presidenti amerikan foli është për tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja e Parisit për klimën. I pyetur nëse do të ribëhej pjesë e saj, i pari i Uashingtonit tha: “Po do ta beja, do të më pëlqente shumë. Por me kushtin që të behej fjalë për një marrëveshje që do të ishte në interesin tonë”, u shpreh Presidenti amerikan. Trump shpjegoi se është në favor të ajrit dhe ujit të pastër, por shtoi se marrëveshja e Parisit kishte qenë katastrofike për Shtetet e Bashkuara. Më herët presidenti Donald Trump në fjalimin që pati për ‘Forumin Global Ekonomik’ ku hodhi një sulm të ashpër ndaj praktikave tregtare ‘grabitqare’. Ai paralajmëroi partnerët tregtarë në Davos se ShBA-ja nuk do tolerojë tregtinë e padrejtë, si dhe është e hapur ndaj biznesit e ekonomisë. Presidenti i Amerikës shtoi se këto praktika grabitqare po shtrembërojnë tregjet dhe ShBA “nuk do të mbyllë më sy”. Ai konfirmoi se që prej kohës që ka nisur presidencën, në Amerikë ka ndodhur niveli më i ulët i papunësisë. Z. Trump tha se gjithmonë do t’i vendoste ShBA-të së pari kur do të shkonte në tregti, por “kjo nuk do të thotë vetëm Amerika”.

Advertisements