Breaking News

Kasemi: Politika e Iranit, mbështetëse e paqes, stabilitetit dhe sigurisë

Politika bazë dhe e pandryshueshme e Republikës Islamike të Iranit, është dhënia e ndihmës për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Behram Kasemi,  duke reaguar ndaj deklaratës së fundit të mbretit të Jordanisë dhe parashtrimit të disa qëndrimeve lidhur me politikat rajonale të Iranit ka thënë se kjo deklaratë është e kundërta e realitetit në rajon, pasi dëshira e shumicës së popujve të rajonit është paqja dhe siguria e qëndrueshme. Ai lidhur me pretendimet për gjoja ndërhyrjet e Iranit në rajon ka thënë: Të tilla pretendime janë të padrejta dhe ato nuk mund të eliminojnë apo mohojnë rolin stabilizues të Iranit dhe përpjekjet e pafundta të Iranit në luftën kundër terrorizmit. Deklaratat jashtë realitetit në kushtet e ndjeshme të rajonit, në asnjë mënyrë nuk ndihmojnë në garantimin e interesave të qeverive dhe popujve të rajonit dhe janë vetëm në interes të elementëve dashakeqës, pushtues dhe agresor të cilët nuk pranojnë në asnjë mënyrë qetësinë, zhvillimin ekonomik dhe respektimin e sovranitetit kombëtar të vendeve në Azinë perëndimore. Deri në atë kohë kur të mos ekzistojë vullnet serioz për të gjetur shkaqet kryesore dhe rrënjësore të krizave dhe tensioneve, do të vazhdojnë politikat që nuk janë në interes të popujve të rajonit dhe nuk do të ketë një perspektivë të qartë për forcimin e stabilitetit dhe një siguri të qëndrueshme në rajon.

Advertisements