Breaking News

Iran: Përfundojnë përleshjet me terroristët e ISIS

Komandanti i forcave tokësore të gardës revolucionare Sepah njoftoi përfundimin e përleshjeve mes forcave iraniane dhe një grupi takfirist në perëndim të Iranit dhe ka thënë se në këto përleshje janë arrestuar 16 terroristë takfiristë dhe janë vrarë 5 të tjerë.

Major Muhamed Pakpur vuri në dukje se luftimet mes forcave tokësore të bazës Naxhaf Abad të gardës revolucionare Sepah dhe një grupi terroristësh të ISIS, nisën ditën e shtunë dhe gjatë kësaj kohe 3 terroristë kanë shpërthyer brezat e tyre me bomba. Ky komandant i forcave tokësore të gardës revolucionare Sepah theksoi se shumica e terroristëve të arrestuar janë shtetas të huaj dhe shtoi se forcat tokësore të Sepahut bashkëpunojnë me forcat e tjera të sigurisë, informative dhe ato të rendit për tu dhënë përgjigjen e duhur nxitjeve anti-revolucionare dhe grupe terroriste.

Advertisements