Breaking News

Zbulohet identiteti i tre marinarëve të anijes Sançi

Dje është zbuluar identiteti i 3 marinarëve të anijes iraniane Sanci.

Sipas sekretariatit të komitetit special për hetimin e aksidentit të anijes Sanci, trupat e 3 marinarëve të gjetur iranianë janë Milad Aravi, Maxhid Nakian dhe Muhamed Kavusi. Komiteti special ka njoftuar se kompania kombëtare iraniane e naftës, ka marrë masat për transferimin e trupave të marinarëve në Iran. Më 6 janar një anije e kompanisë iraniane të naftës në afërsi të detit të Kinës u përplas me një anije kineze të mallrave që shkaktoi djegien dhe më pas mbytjen e anijes iraniane. Anija iraniane që transportonte naftë kishte një ekuipazh prej 32 personash mes të cilëve 30 ishin iranianë dhe 2 nga Bangladeshi. Prej tyre u gjetën vetëm 3 marinarë.

Advertisements