Breaking News

Zarif: Evropa nuk mund të ruajë marrëveshjen me shkeljen e saj

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Evropa nuk mund të ruajë marrëveshjen bërthamore duke e shkelur atë.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë me gazetarin Jurgen Todenhofer, politikan gazetar dhe shkrimtar gjerman ka thënë: Evropa është e mendimit se mbi marrëveshjen bërthamore nuk duhet të kryhen negociata dhe se të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje duhen zbatuar pikë për pikë dhe Teherani pret të zbatohet plotësisht nga Evropa. Kreu i diplomacisë iraniane ndër të tjera ka thënë: Evropa mund të shfrytëzojë këtë realitet që akordi bërthamor është produkt i diplomacisë evropiane dhe nëse bëhen përpjekje për të shkelur këtë marrëveshje atëherë akordi nuk mund të mbahet i gjallë. Zarif lidhur me kapacitetin raketor të Iranit ka thënë: Irani në krahasim me vendet e tjera të rajonit shpenzon fondin më të ulët në sektorin ushtarak në një kohë kur rrezja e veprimit të këtyre raketa është më e shkurtër sesa e raketave të Arabisë Saudite.

Advertisements