Breaking News

Protesta në Francë kundër ndërhyrjes së Turqisë në veri të Sirisë

Më mijëra banorë të Parisit janë ngritur në protesta kundër ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në veri të Sirisë.

Pjesëmarrësit në këto protesta kanë mbajtur parulla me mbishkrime si “ Fashizmi turk i Erdogan në Afrin do të fundoset” dhe “ Turqia bombardon civilët”. Protestuesit nga autoritetet e Francës dhe të vendeve të tjera perëndimore kanë kërkuar të ndalojnë agresionin e Turqisë në qytetin Afrin të Sirisë. Ushtria turke e mbështetur nga njësitet e artilerisë së rëndë, ka nisur të bombardojë pozicionet e partisë Unioni Demokratik Sirian në qytetin Afrin. Operacioni tokësor i Turqisë kundër këtij qyteti është quajtur “ Dega e Ullirit dhe ka nisur prej orës 17:00 të ditës së shtunë. Më herët Turqia ka qenë e pranishme ushtarakisht në Siri në kuadër të operacionit “ Mburoja e Eufratit”. Turqia beson se partia Unioni Demokratik Sirian, i mbështetur nga Amerika dhe nga PKK synon të krijojë një vend të pavarur apo zonë të pavarur kurde në veri të Sirisë dhe në jug të kufijve të Turqisë. Ankaraja me pretekstin e përballjes me këtë grup ka nisur agresionin e saj kundër qytetit Afrin.

Advertisements