Breaking News

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Hezbollahut thekson se zgjedhjet parlamentare të Libanit do të mbahen në kohën e duhur

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit ka thënë se Hezbullahu në të gjitha zonat zgjedhore do të garojë me një listë të vetme. Zgjedhjet parlamentare libaneze janë planifikuar të mbahen më 6 maj 2018.

Parlamenti i Libanit ka gjithsej 128 korsi. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Shejh Naim Kasem, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, sot (e premte) në takimin e zhvilluar me anëtarë të shtabit zgjedhor të Hezbullahut, ka thënë se lëvizja Hezbullah në disa zona zgjedhore në  të cilat nuk ka korsi për shi’itët, kjo lëvizje do të ketë. Shejh Naim Kasem tha gjithashtu se kandidatët për zgjedhjet parlamentare të  Hezbullahut do të emërohen javën e ardhshme. Shejh Naim Kasem theksoi: Hezbollahu është një nga shtyllat e qeverisë libaneze dhe nëse Hezbollahu nuk ekziston, nuk do të kishte stabilitet në Liban. Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në kohën e duhur.

Advertisements