Breaking News

Mogherini dhe politikani turk bisedojnë në lidhje me veprimin ushtarak të Ankarasë në Afrin

Shefja për politikë të jashtme e BE në kuadër të takimit me ministrin për integrime evropiane të Turqisë, kanë shkëmbyer pikëpamje në lidhje me zhvillimet në rajon dhe veprimin ushtarak të Turqisë në Afrin.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Federika Mogherini dhe Omar Celik u takuan të premten në Bruksel. Bashkimi Evropian, njoftoi se zhvillimet më të fundit në rajon, përfshirë krizën siriane dhe veprimin ushtarak turk në Afrin, ishin ndër çështjet e diskutuara në këtë takim. Turqia nga e shtuna e kaluar ka filluar një operacion ushtarak në Afrin të Sirisë së bashku me grupet terroriste të lidhura me Ushtrinë e Lirë Siriane, veprim të cilin qeveria siriane e ka quajtur agresion. Veprimi i Turqisë ka çuar në reagime të ashpra midis vendeve evropiane. Turqia, duke qenë një partner i ngushtë i Evropës, është përpjekur të integrohet në Bashkimin Evropian për shumë vite. Duket se me këtë takim, Evropa ende po përpiqet të komunikojë me Turqinë dhe të përdorë çështje si politika e jashtme për këtë qëllim.

Advertisements