Breaking News

Dënohet me 9 vite burgim ish prokurori i qytetit Adana në Turqi

Prokurori dhe ish kryetari i Shoqatës së avokatëve në qytetin Adana të Turqisë, është dënuar me 9 vite burgim nën akuzat për pjesëmarrje në grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut 2016 në Turqi.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, në vazhdimin e hetimeve të dosjeve të të akuzuarve të grusht shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi, një gjykatë turke ka dënuar Sarakan Olofar, prokuror dhe ish kryetari i Shoqatës së avokatëve në qytetin Adana të Turqisë. Vlen të theksohet se prokuroria e qytetit Adana kishte kërkuar dënimin e Olofar me 13 vite burgim, por gjykata e këtij qyteti ka vendosur që atë t’a dënojë me 9 vite burgim.

Advertisements