Breaking News

Zarif: Amerika dhe Arabia Saudite nuk mund të shtrembërojnë realitetet

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite nuk mund të shtrembërojnë realitetet në terren.

“Asnjë sasi e ‘fakteve alternative’ të parashtruara nga administrata e Trump, as spekulimet e Arabisë Saudite dhe  as përpjekjet e SHBA për të fituar kredi për humbjen e ISIS, nuk do të ndryshojë faktet e pamohueshme në terren që dëshmojnë se Uashingtoni dhe Riadi kanë qenë mbështetësit kryesorë të terroristëve”, shkroi Zarif në një postim në Twitter. Ai gjithashtu theksoi se ndërsa Irani përpiqej për të çrrënjosur grupin terrorist ISIS, Uashingtoni dhe Riadi nuk ndalën asnjëherë përkrahjen për terrorizmin. 1. Ishte Irani ai që ndihmoi popullin e Irakut dhe Sirisë të mposhtin ISIS-in. 2. Ishte SHBA-ja dhe Arabia Saudite që e armatosën atë, “shkroi ministri i Jashtëm iranian.

Advertisements