Breaking News

Irani: Regjimi sionist bërthama e problemeve të rajonit të Lindjes së Mesme

Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se regjimi sionist është bërthama e problemeve të rajonit të Lindjes së Mesme dhe ka shtuar se politikat agresive dhe hegjemoniste të këtij regjimi, gjendjen e kanë rënduar edhe më shumë.

Isak al-Habib, në takimin e KS të OKB mbi çështjen e Palestinës dhe të Lindjes së Mesme ka thënë: Irani edhe një herë shpreh mbështetjen e tij për Palestinën dhe duke rikujtuar vuajtjet disa dhjetëra vjeçare të popullit palestinez thekson në të drejtën e palestinezëve për të përcaktuar fatin e vendit të tyre për krijimin e Palestinës së pavarur me kryeqytet Kodsin e shenjtë. Isak al-Habib ka rikujtuar krimet e kaluara të regjimit sionist ndaj popullit palestinez dhe ka thënë se KS i OKB shumë herë ka dënuar ndërtimin e kolonive sioniste mirëpo regjimi sionist vazhdon të shkelë dhe mohojë të drejtat e palestinezëve dhe vazhdon të forcojë pushtimin e tij. Ndërtimi i kolonive sioniste jo vetëm që bie ndesh me pikën 4 të konventës së Gjenevës por është edhe krime lufte dhe kjo tregon se regjimi sionist jo vetëm që nuk merr parasysh por edhe i shkel të gjitha normat dhe dispozitat ndërkombëtare sidomos ato për ndalimin e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë.

Advertisements