Breaking News

Zbulohen dy dërgesa me lëndë shpërthyese në lindje dhe perëndim të Iranit

Ministria iraniane e informacionit njoftoi zbulimin dhe konfiskimin e 2 dërgesave me lëndë shpërthyese në lindje dhe në perëndim të Iranit.

Në një njoftim të kësaj ministrie thuhet se forcat e zbulimit dhe të sigurisë kanë arritur të zbulojnë 2 dërgesa me municione dhe lëndë shpërthyese që kishin si destinacion përdorimin në akte terroriste në vendet publike. Këto dërgesa janë konfiskuar dhe asgjësuar menjëherë pas zbulimit të tyre. Në operacionin e parë janë zbuluar  23 bomba me sahat që janë përgatitur nga shërbimi informativ i Arabisë Saudite dhe kanë pasur për qëllim kryerjen e akteve terroriste në lindje të Iranit. Në operacionin e dytë janë zbuluar disa lëndë shpërthyese të tipit TNT dhe 150 kapsolla elektronike si dhe disa lëndë të tjera shpërthyese që u përkisnin disa grupeve terroriste. Grupet terroriste janë futur në Iran nga rajoni i Kurdistanit të Irakut. Atyre u janë konfiskuar disa lloje armësh. Në fund të dhjetorit 2017 Amerika, Arabia Saudite dhe regjimi sionist, duke keqpërdorur protestat popullore në disa qytete të Iranit, kanë nxitur elementët destruktivë që të kryejnë trazira në këto qytete.

Advertisements