Breaking News

Trump i gatshëm për të dëshmuar mbi dosjen e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur i gatshëm për të dëshmuar pranë prokurorit special lidhur me dosjen e ndërhyrjes së Rusisë në procesin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Brenda 2-3 javësh presidenti amerikan do të diskutojë me prokurorin special Robert Mueller lidhur me dosjen e zgjedhjeve të vitit 2016. Ditë më parë kryeprokurori amerikan, Jeff Sessions, është marrë në pyetje mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu, zyrtari i parë i Kabinetit Trump, i cili hetohet për çështjen që prej muajsh është kthyer në një prej debateve më madhore në Uashington. Lajmi është konfirmuar për mediat nga një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë e cila tha se Session është marrë në pyetje gjatë javës së shkuar dhe se ky proces ka zgjatur për disa orë me radhë. Skanimi i bërë ndaj 71-vjeçarit është pjesë e hetimeve që po udhëhiqen nga Prokurori Special, Robert Mueller, i cili mendohet se ka ende pikëpyetje të mëdha mbi shkarkimin e ish-shefit të FBI-së, James Jomey. Në largimin e këtij të fundit nga detyra thuhet se ka patur një rol influencues nga Jeff Sessions. Në bazë të burimeve që kanë mediat amerikane, Kryeprokurori amerikan nuk ka hequr dorë nga ushtrimi i presionit kundrejt Byrosë Federale të Investigimit edhe pas largimit të Comey.

Advertisements