Breaking News

Hariri kërkon marrëdhënie të mira me Iranin

Kryeministri i Libanit në kuadër të forumit ekonomik Davos, ka kërkuar marrëdhënie më të mira me Iranin.

Saad Hariri, kryeministër i Libanit në një intervistë dhënë kanalit CNBC ka thënë: Irani është një vend me të cilin kemi nevojë të kemi marrëdhënie. Çdo vend duhet ta dijë se si të bashkëpunojë me Iranin. Unë në postin e kryeministrit kërkoj marrëdhëniet më të mira me Iranin mirëpo dua që këto marrëdhënie të jenë në nivelin shtet-shtet. Marrëdhëniet nuk duhet të jenë të atilla që dikush të investoj në Liban dhe unë të mos jem në dijeni. Ndoshta mund të duket se Irani është një sfidë për rajonin mirëpo dialogu është një metodë për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve.  Saad Hariri është shtetas libanez dhe i Arabisë Saudite. Ai pas një akordi me presidentin Mishel Oun u zgjodh kryeministër i Libanit për t’i dhënë fund sfidës 2 vjeçare të këtij vendi.

Advertisements