Breaking News

Vazhdojnë sulmet e avionëve sauditë kundër Jemenit / Vriten 22 civilë

Avionët sauditë kanë vazhduar sulmet e tyre kundër Jemenit duke bombarduar zonat civile në provincën Sade, duke vrarë të paktën 22 civilë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, përveç kësaj avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë bombarduar depot e lëndëve ushqimore në qytetin Hasaba në provincën Sana të Jemenit. Avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë bombarduar rajone të ndryshme të Jemenit dhe si pasojë e një sulmi të kryer mbi një shtëpi civile, është vrarë një civil jemenas. Qendra e të drejtave të njeriut të Jemenit të martën në një raport të publikuar me rastin e 1000 ditëve të agresionit ushtarak kundër Jemenit, ka thënë se gjatë këtij agresioni ushtarak janë vrarë 13.603 civilë jemenas dhe janë plagosur 22.289 persona. Ndërkohë një burim ushtarak në Jemen ka deklaruar se në sulmet e forcave jemenase kundër pozicioneve të forcave mercenare të Arabisë Saudite në fshatin Jais në rrethinën e qytetit Dale’a, janë vrarë dhe plagosur disa persona.

Advertisements