Breaking News

Trump falënderoi stafin e Shtëpisë së Bardhë për fitoren ndaj demokratëve

Në një përgjigje emocionale ndaj rihapjes së qeverisë federale, presidenti amerikan tërheqjen e demokratëve nga kërkesat e tyre të projekt-ligjit të përkohshëm të buxhetit, e quajti një fitore republikane.

Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në faqen e tij personale në Twitter: Tani, dua që kjo fitore e madhe të jetë më e madhe për ushtrinë amerikane. Trump duke ju drejtuar demokratëve, shkruan: Ju shoh në tryezën e bisedimeve. Presidenti i Shteteve të Bashkuara falënderoi shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë në një postim tjetër në Twiter, për fitoren e tij mbi demokratët. Trump e përdori edhe një herë titullin “Fake News” për të përshkruar reflektimin e mbylljes së qeverisë federale në media, duke thënë se fitorja është gjithmonë fantastike dhe pak janë ata që kanë fituar më shumë se ne. Dhoma Përfaqësuese dhe Senati amerikan të hënën me 266 vota pro dhe 150 kundër, miratuan planin e financimit të qeverisë deri më 8 shkurt 2018.

Advertisements