Breaking News

Erdogan i drejtohet Putinit: Sulmi ndaj kurdëve në favor të Sirisë

Erdogan siguroi Putinin se operacioni i Turqisë në Afrin ka për qëllim sigurimin e sigurisë kombëtare të Turqisë, gjë që në fund do të ndihmonte në ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë

. Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin biseduan për Sirinë dhe situatën në Afrin, njofton agjencia e lajmeve Pars Today. Kremlini të martën në mbrëmje, njoftoi se zhvillimet më të fundit në Siri dhe situata në qytetin Afrin ishin diskutuar gjatë bisedimeve midis Erdoganit dhe Putinit pas fillimit të operacionit ushtarak turk në këtë zonë. “Të dy palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të veprimeve të përbashkëta për të zgjidhur krizën në Siri, e cila duhet të bazohet në parimet e ruajtjes së integritetit territorial dhe respektimit të sovranitetit të Sirisë”, transmeton agjensia e lajmeve Sputnik. Erdogan dhe Putin po ashtu folën edhe për Kongresin popullor sirian në qytetin Sochi.

Advertisements