Breaking News

Jep dorëheqje përfaqësuesi i OKB për Jemenin

Përfaqësuesi i OKB për Jemenin, nuk është shprehur i gatshëm për të rinovuar misionin e tij, afati i të cilit përfundon në muajin korrik.

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, Stefan Duxharik zëdhënës i Antonio Gutters sekretar i përgjithshëm i OKB ka thënë: Ismail Oul Sheik pas 3 vitesh aktivitet si përfaqësues i OKB për çështjen e Jemen, në shkurt të këtij viti do të japë dorëheqje nga detyra e tij. Megjithatë përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit ka thënë se do të vazhdojë përpjekjet e tij diplomatike për realizimin e kërkesave legjitime të popullit jemenas derisa të caktohet zëvendësi i tij. Përleshjet në Jemen kanë nisur prej tre vitesh me agresionin e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj si Amerika, agresion që ka lënë të vrarë më shumë se 12 mijë jemenas, ka shkatërruar infrastrukturën e këtij vendi, si dhe ka detyruar me miliona civilë të shpërngulen nga vendbanimet e tyre.

Advertisements