Breaking News

Vriten disa të rinj sirianë në sulmet e ushtrisë turke

Në operacionin e ushtrisë turke kundër qytet Afrin janë vrarë 18 civilë sirianë.

Lajmi është bërë i ditur nga institutit për të drejtat e njeriut në Siri, i cili shton se në mesin e civilëve të vrarë gjenden shumë fëmijë. Burimet mediatike nga Turqia njoftuan se avionët luftarakë të Turqisë kanë sulmuar qytetin Afrin në veri të Sirisë dhe në afërsi të kufirit me Turqinë. Njëkohësisht me sulmin e avionëve turq ndaj qytetit Afrin, forcat tokësore të Turqisë janë futur në zonë për të luftuar kundër forcave kurde. Operacioni i ushtrisë turke kudër qytetit Afrin është quajtur Dega e Ullirit dhe ka si objektiv kurdët e dislokuar në këtë qytet. Nga ana tjetër në kohën tensionet mes Turqisë dhe forcave kurdë në veri të Sirisë janë shtuar edhe më shumë, në reagim ndaj deklaratave të ministrit të mbrojtjes së Turqisë i cili e ka quajtur të pashmangshëm sulmin kundër qytetit Afrin, forcat demokratike të Sirisë kanë deklaruar se do t’i përgjigjen sulmeve të tilla.

Advertisements