Breaking News

Ministri i jashtëm i Rusisë mbështet marrëveshjen bërthamore

Ministri i jashtëm i Rusisë, edhe një herë ka shprehur mbështetjen për marrëveshjen bërthamore.

Sergei Lavorv, në një intervistë për gazetën ruse Comersant ka thënë se prishja e marrëveshjes bërthamore dhe e marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare, do të krijojë krizë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar se marrëveshja bërthamore e Iranit me fuqitë botërore do të marrë fund nëse SHBA-të tërhiqen nga marrëveshja. Marrëveshja bërthamore nuk mund të mbahet gjallë në një formë të rinegociuar, veçanërisht në lidhje me kërkesat e Shteteve të Bashkuara. Kjo nuk do të ishte e pranueshme për Iranin dhe tani kjo është e qartë dhe unë besoj se evropianët e kuptojnë këtë rrezik, tha Lavrov. Kjo marrëveshje nuk mund të zbatohet nëse njëri prej pjesëmarrësve tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga ajo, vuri në dukje ai. Ministri i jashtëm rus tha se besonte se Uashingtoni do të përpiqej të bindte shtetet evropiane që të merrnin të njëjtin pozicion që ka marrë Uashingtoni dhe shtoi se Moska nuk do të mbështesë përpjekjet e SHBA për të ndryshuar marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015.

Advertisements