Breaking News

Këshilltarja politike e Asad: Sulmi turk në Afrin u bë me mbështetjen e Amerikës

Këshilltarja politike dhe mediatik e presidentit të Rusisë ka thënë se sulmi i Turqisë kundër qytetit Afrin nuk mund të bëhej pa dritën jeshile dhe pa mbështetjen e Amerikës.

Bathina Shaban, këshilltare e presidentit Bashar Asad në një takim me një delegacion të ministrisë së jashtme të Kinës ka thënë se agresioni i Turqisë kundër qytetit Afrin është plotësues i vendimit të qeverisë amerikane për krijimin e ushtrisë së jashtëligjshme në kufirin e Sirisë. Bathina Shaban,  ka paralajmëruar Turqinë kundër nisjes së një operacioni ushtarak në rajonin Afrin në veriperëndim të vendit, duke theksuar se sistemet e mbrojtjes ajrore siriane janë të përgatitur të sprapsin një sulm të tillë. “Ne paralajmërojmë udhëheqjen turke se nëse ata fillojnë operacione luftarake në zonën Afrin, kjo do të konsiderohet një akt agresioni nga ana e ushtrisë turke,” tha Shaban në takimin me delegacionin e ministrisë së jashtme të Kinës. Turqia ka deklaruar se operacioni ushtarak që ajo ka në plan të nisë kundër militantëve kurdë të mbështetur nga SHBA në qytetin sirian Afrin në veriperëndim të Sirisë, mund të zgjerohet në qytetin e afërt Manbixh. Çavushoglu ka paralajmëruar se nisma e SHBA për të ngritur një forcë militante kurde pranë kufirit të Sirisë me Turqinë “dëmton në mënyrë të pakthyeshme” lidhjet midis dy aleatëve të NATO-s, të cilat tashmë janë të tensionuara mbi një varg çështjesh, përfshirë mbështetjen e Uashingtonit për militantët kurdë që veprojnë në kufijtë e Turqisë.

Advertisements