Breaking News

Motivet e Gjermanisë për ndalimin e shitjes së armëve Arabisë Saudite

Përfundimisht, pas gati tre viteve të katastrofës së krijuar nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në Jemen, qeveria gjermane ka ndaluar eksportimin e armëve në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qeveria gjermane vendos të ndalë eksportet e armëve në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të pjesëmarrjes në luftën kundër popullit jemenas. Ky vendim u mor pas negociatave të Partisë Unioni i krishterë dhe social-demokratëve të cilët synojnë krijimin e qeverisë së koalicionit në Gjermani. Stefan Zibert, zëdhënës i qeverisë gjermane, ka thënë se deri në kohën kur këto dy vende do të jenë pjesëmarrëse në luftën kundër Jemenit, sanksionet do të jenë në fuqi. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me disa vende rajonale kanë filluar luftën  gjera kundër Jemenit që nga marsi i vitit 2015, duke pretenduar se mbështesin qeverinë e Jemenit.  Megjithëse kanë kaluar më shumë se një mijë ditë të kësaj lufte dhe janë vrarë mijëra civilëve në Jemen, koalicioni arab nuk ka arritur deri tani rezultatet e dëshiruara. Një projekt-dokument mbi eksportet e armëve, thotë se “qeveria federale, me efekt të menjëhershëm, nuk do të eksportojë armë në vendet për sa kohë që ata janë të përfshirë në luftën e Jemenit”. Rreth 13,600 njerëz kanë vdekur që kur Arabia Saudite filloi sulmet në Jemen. Lufta, e cila përfshin pjesëmarrjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë, Egjiptit, Bahrejnit, Kuvajtit, Marokut, Sudanit dhe Senegalit, është përforcuar nga furnizimet me armë dhe mbështetja logjistike nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Uashingtoni nënshkroi një marrëveshje prej 110 miliard dollarësh me Riadin vitin e kaluar. Duke ndalur shitjen e armëve në Arabinë Saudite, Gjermania mund të bëhet një model për fuqitë e tjera perëndimore dhe jo perëndimore tashmë për t’i dhënë fund shitjes së armëve regjimit të Riadit. Grupet e të drejtave të njeriut kanë kërkuar vendosjen e një embargoje të armëve Arabisë Saudite lidhur me krimet e luftës në Jemen. Një panel i Kombeve të Bashkuara kohët e fundit përpiloi një raport të detajuar të viktimave civile të shkaktuara nga ushtria saudite dhe aleatët e saj gjatë luftës, duke thënë se koalicioni i udhëhequr nga Riadi ka përdorur municione kundër civilëve në Jemen. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin ndër përfituesit kryesorë të armëve të prodhuara nga Gjermania në vitin 2016. Në një raport të DPA thuhet: “Publiku gjerman tradicionalisht është i kujdesshëm ndaj marrëveshjeve të armëve dhe kancelaria Angela Merkel është nën presion për t’i dhënë fund shitjeve të armëve vendeve që shkelin të drejtat e njeriut”. I vetmi përjashtim nga ky ndalin i Gjermanisë është Jordania, e cila do të blejë pajisjes ushtarake në vlerë 130 milionë euro (158 milionë dollarë). Jordania strehon një skuadër aeroplanë luftarakë gjerman Tornado dhe pajisje të tjera të përdorura nga Forcat e Armatosura Gjermane.

Advertisements