Breaking News

Mbështetja e Partisë Demokristiane të Gjermanisë për marrëveshjen bërthamore

Zëdhënësi i politikës së jashtme të Partisë Demokristiane të Gjermanisë, partia më e madhe në parlamentin gjerman, theksoi se marrëveshja bërthamore e Iranit nuk duhet të komprometohet

Jyrgen Hardt në një bisedë me Radio RBB në Berlin, tha se marrëveshja bërthamore me Iranin ka disa dobësi, por marrëveshja është me siguri e rëndësishme dhe nuk duhet rrezikohet. Zëdhënësi i politikës së jashtme të Partisë Demokristiane të Gjermanisë, gjithashtu kritikoi qasjen e regjimit sionist ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit. Politikani gjerman përsëri theksoi se nuk duhet të ketë veprime që rrezikojnë atë nëse nuk ka një perspektivë të qartë për një zëvendësim me një marrëveshje tjetër bërthamore. Gjermania, së bashku me vendet e tjera evropiane, tashmë është zotuar se do të vazhdojë të zbatojë plotësisht marrëveshjen bërthamore me Iranin, përkundër disa deklaratave të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me ndryshimin e disa prej dispozitave të marrëveshjes.

Advertisements