Breaking News

Gjykata e Manhatanit hedh poshtë ankesat e familjeve të viktimave të incidentit të 11 shtatorit kundër Arabisë Saudite

Gjykata Manhattan e Nju Jorkut edhe njëherë refuzoi ankesën e disa kompanive amerikane dhe familjeve të viktimave të incidentit të 11 shtatorit kundër Arabisë Saudite.

Gjykata Manhattan e Nju Jorkut edhe njëherë mohoi ankesën e disa kompanive amerikane dhe familjeve të viktimave të incidentit të 11 shtatorit, transmeton rrjeti televiziv Al Arabia. Familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Amerikë, kanë bërë të ditur se janë të vendosur për të vazhduar përpjekjet dhe paditë e reja kundër Arabisë Saudite në lidhje me këto sulme.  Vlen të theksohet se 15 persona nga 19 autorët e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, kanë qenë qytetarë të Arabisë Saudite.

Advertisements