Breaking News

Nasrullah: Hezbollahu në mesin e forcave më efektive që luftojnë terrorizmin në LM

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah e përshkroi lëvizjen e tij si një nga forcat më efektive në luftën kundër terrorizmit në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

Duke folur në një ceremoni që shënonte përvjetorin e martirizimit të luftëtarëve të Hezbollahut në rajonin Kuneitra, në jugperëndim të Sirisë, të premten pasdite, Sejed Hasan Nasrullah deklaroi se sakrificat e bëra nga dëshmorët e Hezbollahut qëndrojnë prapa të gjitha fitoreve kundër komploteve amerikano-izraelite në rajon. Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë tentuar shumë kohë për të emëruar Hezbullahun si një grup terrorist dhe madje kanë ngritur akuza të pabazuara për përfshirjen e lëvizjes së rezistencës në trafikun e drogës. Nasrullah më pas i këshilloi politikanët amerikanë të nisin një hetim të plotë ndaj aktiviteteve të lidhura me drogen nga organet e tyre të inteligjencës. Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah deklaroi se lëvizja e tij mbështet qeverinë dhe ushtrinë libaneze përballë kërcënimeve të paraqitura nga Izraeli në rajonet kufitare. Nasrullah paralajmëroi gjithashtu regjimin e Tel Avivit kundër çdo lëvizje provokuese në kufirin midis Libanit dhe territoreve të pushtuara palestineze, duke dënuar përpjekjet që synojnë normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin. Duke folur në lidhje me shpërthimin e bombës në qytetin jugor libanez Sidonit, ku ka mbetur i plagosur një anëtar i lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas, Nasrullah tha se “është fillimi i një skeme të rrezikshme sioniste për të minuar sigurinë e vendit”.

Advertisements