Breaking News

Familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vendosur për të marrë dëmshpërblim nga Arabia Saudite

Familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Amerikë, kanë bërë të ditur se janë të vendosur për të vazhduar përpjekjet dhe paditë e reja kundër Arabisë Saudite në lidhje me këto sulme.

Kanali televiziv Al-Xhazira njoftoi se avokatët e regjimit Al Saud në gjykatën federale të Manhatanit në Amerikës, për të tretën herë i janë përgjigjur një grupi të familjeve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të paraqitura kundër regjimit Al Saud për shkak të vrasjes së 3000 njerëzve në këto sulme. Vlen të theksohet se 15 persona nga 19 autorët e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, kanë qenë qytetarë të Arabisë Saudite. Familjarët e viktimave të këtyre sulmeve kompanitë e siguracioneve kanë thënë se disa funksionarë të regjimit Al Saud kanë financuar terroristët e Al Kaidas të cilët rrëmbyen avionët dhe kryen sulme terroriste në Nju Jork, Pentagon dhe në Pensilvania. Familjarët e viktimave dhe kompanitë e siguracioneve kanë theksuar se regjimi Al Saud financonte organizatat bamirëse të cilat mbështesnin Al Kaidan. Aktualisht Arabia Saudite po hetohet për të paguar dëmshpërblime të viktimat dhe personat që kanë pësuar dëm gjatë këtyre sulmeve.

Advertisements