Breaking News

Regjimi sionist i kërkon falje zyrtarisht Jordanisë

Regjimi sionist për shkak të ngjarjes së vitit të kaluar në Jordani, ky një oficer i regjimit sionist ka vrarë 2 shtetas jordanezë, ka kërkuar falje zyrtarisht nga Jordania.

Më 23 korrik të vitit 2017 përballë ambasadës së regjimit sionist në Aman, kryeqytetit të Jordanisë, një oficer i ambasadës sioniste ka hapur zjarr ndaj dy shtetasve jordanezë duke i vrarë ata. Regjimi sionist përveç kësaj ka kërkuar falje edhe për vrasjen e gjykatësit jordanez Raed Zajter në vitin 2014. Muhamed Mumani ministër i informacionit dhe zëdhënës i qeverisë jordaneze ka thënë: Regjimi sionist pas 6 muajsh duke dërguar një letër për ministrinë e jashtme ka shprehur keqardhjen dhe zyrtarisht ka kërkuar falje për këto ngjarje. Ai shtoi se Izraeli ka pranuar të gjitha kushtet e paraqitura nga Jordania për ndjekjen ligjore të oficerit përgjegjës për ngjarjen përballë ambasadës së Izraelit në Aman. Ndërkohë zyra e kryeministrisë së regjimit sionist ka thënë se së shpejti ambasada izraelite në Aman do të rifillojë aktivitetin e saj.

Advertisements