Breaking News

Moska: Ukraina po kërkon një luftë të re

Rusia ka akuzuar Ukrainën se po përpiqet për t’u përgatitur për një luftë të re pasi ligjvënësit ukrainas e përshkruan konfliktin me forcat pro-ruse në lindje të vendit si një “pushtim të përkohshëm rus”.

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar të enjten ligjin që rregullon politikën shtetërore në zonat në lindje, të cilat kontrollohen nga separatistët pro-rusë. Ligji në fjalë e etiketon Rusinë si “agresore”, ndërsa pjesët e provincave Donjeck dhe Luhansk, të cilat kontrollohen nga separatistët, i konsideron “territore përkohësisht të pushtuara”. “Ju nuk mund ta quani këtë gjë përveç përgatitje për një luftë të re”, theksoi Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të enjten, duke paralajmëruar se masa provokuese “rrezikon një përshkallëzim të rrezikshëm në Ukrainë me pasoja të paparashikueshme për paqen dhe sigurinë botërore”. Ligji i miratuar të enjten nga Parlamenti i Ukrainës duhet të nënshkruhet nga presidenti Petro Poroshenko, i cili e ka mbështetur atë dhe e ka mirëpritur miratimin e tij.

Advertisements