Breaking News

Kreu i Hamasit i shkruan Liderit Suprem të Iranit

Një nga udhëheqësit e lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas, Ismail Hanijeh, i ka dërguar një letër Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khameneit, duke vlerësuar qëndrimin e Iranit ndaj çështjes së Jerusalemit.

Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve IRNA, Hanijeh, i cili është shefi i Byrosë Politike të Hamasit, në letrën e tij theksoi se populli palestinez vlerëson qëndrimet e “pandryshueshme dhe të vlefshme” të Iranit mbi çështjen e Jerusalemit. Ai falënderoi mbështetjen e ofruar nga populli iranian dhe udhëzimet largpamëse të Ajetollah Khameneit për lëvizjen e rezistencës islamike palestineze Hamas. Hanijeh vuri në dukje “dimensionet e komplotit të madh” nga fuqitë hegjemoniste globale kundër Jerusalemit dhe popullit të Palestinës, dhe shtoi se fuqitë arrogante dhe regjimi sionist synonin të merrnin Rripin e Gazës si “fortesa e rezistencës” dhe e betejës kundër regjimit të Izraelit dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe regjimeve të varura në rajonin e LM. “Shtetet e Bashkuara dhe disa udhëheqës të varur arabë po kërkojnë t’i japin fund çështjes së Palestinës dhe rezistencës kundër regjimit okupues izraelit në mënyrë që sundimtarët arabë që përpiqen për kënaqjen e SHBA dhe Izraelit të mund të normalizojnë marrëdhëniet e tyre me regjimin sionist dhe t’i bëjnë ato publike, “theksoi Ismail Hanijeh. Ai vlerësoi mbështetjen e Iranit për Palestinën dhe rezistencën palestineze në kohë të vështira, duke thënë se udhëzimet e ofruara nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik kanë përforcuar luftëtarët e rezistencës palestineze në betejën e tyre kundër pushtuesve sionistë. Shefi i Byrosë Politike të Hamasit gjithashtu theksoi se Intifada palestineze ishte e vetmja mënyrë për të neutralizuar komplotin amerikano-sionist kundër Palestinës dhe Jerusalemit.

Advertisements