Breaking News

Futen 200 ton ndihma në Jemen

OBSH njoftoi futjen e 200 ton ndihmave me medikamente dhe pajisje mjekësore në Jemen.

Sipas njoftimi të OBSH këto 200 ton ndihma mjekësore për Jemenit janë futur në këtë vend me 4 avionë përgjatë kësaj jave. Ndihmat kryesisht kanë qenë insulinë, anti-biotik, vaksina dhe pajisje mjekësore. Më herët OBSH në një raport të saj gjendjen humanitare në Jemen e ka cilësuar katastrofike dhe ka theksuar se me miliona jemenas kanë nevojë emergjente për ndihma humanitare. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.

Advertisements