Breaking News

Trump përgënjeshtron Netanjahun

Presidenti i SHBA Donald Trump mohoi një deklaratë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se ambasada e SHBA do të zhvendoset në Jerusalem brenda një viti.

Sipas një raporti eksluziv të publikuar të mërkurën, Trump e bëri deklaratën në një intervistë me Reuters. Kryeministri izraelit që po viziton Indinë tha më parë gjatë ditës se “Vlerësimi im i është se ambasada amerikane do të transferohet në Jerusalem shumë më shpejt se sa mendoni, brenda një viti “. I pyetur mbi deklaratën e Netanjahut,  Trump tha: “Deri në fund të vitit? Po flasim për skenarë të ndryshëm, dua të them qartë se ky verpim do të jetë në varësi të kohës. Ne nuk po e shqyrtojmë këtë veprim. Kjo nuk është si thotë Netanjahu.” Muajin e kaluar, sekretari i shtetit i SHBA, Rex Tillerson tha se zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem do të kryhet “jo më herët se pas tre vitesh dhe ky afat ndoshta është mjaft ambicioz”.

Advertisements