Breaking News

Parlamenti anglez miraton ligjin për Brexit

Deputetët e parlamentit të Anglisë kanë votuar pro ligjit të kryeministres Theresa May par largimin e Anglisë nga BE. Më herët ky ligj është kundërshtuar fuqishëm nga deputetët anglezë në dhjetor të vitit 2017,

të cilët kërkuan reformimin  ligjit. Nga ana tjetër dy drejtues të bllokut, presidenti i BE-së Donald Tusk dhe kryetari i Komisionit Europan, Jean-Claude Juncker i bënë Londrës një ofertë të rafinuar taktike, siç e përshkruajnë mediat e huaja, për të qëndruar në Bashkimin Europian. “Zemrat tona janë gjithmonë të hapura për ju”, tha Tusk në një fjalim në Parlamentin Europian në Strasburg, duke e bërë të qartë dëshirën për qëndrimin e Anglisë në BE. Liberalët dhe politikanë të tjerë proeuropianë kërkojnë tashmë një referendum të dytë, por kryeministrja Theresa May e përjashton kategorikisht një mundësi të tillë. Negociatat për “Brexit”-in kanë kaluar aktualisht në fazën e dytë, e gjatë muajve të ardhshëm me gjasë do të nisin bisedimet për fazën tranzitore të dëshiruar nga Londra dhe marrëdhëniet e ardhshme, duke përfshirë këtu një marrëveshje tregtare.

Advertisements