Breaking News

Larixhani kërkon nga vendet islamike të jenë vigjilentë në përballje me komplotet e Amerikës

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit, u ka kërkuar vendeve islamike të jenë të vetëdijshëm dhe vigjilentë në përballje me komplotet e Amerikës.

Ali Larixhani, kryetar i parlamentit islamik të Iranit, në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e përfundimit të konferencës së 13-të ndërkombëtare të parlamenteve të vendeve islamike në Teheran, foli mbi bazat ushtarake të Amerikës në veri të Rakas në Siri dhe tha: Vendet islamike dhe në veçanti qeveria e Sirisë duhet të jenë të vetëdijshëm dhe vigjilentë përballë aventurave të Amerikës në rajon. Kryetari Larixhani shtoi se që nga koha kur u krijua koalicioni Iran-Rusi-Turqi kundër grupit terrorist ISIS dhe që nga koha e shkatërrimit të këtij grupi takfirist, amerikanët janë munduar të mos qëndrojnë mbrapa dhe kanë bërë përpjekje për të zgjeruar praninë e tyre në rajon. Sot vendet islamike përveç bashkëpunimit politik duhet të zgjerojnë edhe bashkëpunimin e tyre në fushën informative me qëllim që të jenë të suksesshëm në luftën kundër grupit terrorist ISIS. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit, sa i përket takimit të 13-të ndërkombëtare të parlamenteve islamike, përmendi pjesëmarrjen e gjerë të funksionarëve parlamentarë në këtë takim dhe tha se kjo pjesëmarrje tregon për potencialet e larta të Iranit në krahasim me vendet e tjera. Takimi i 13-të ndërkombëtar i krerëve të parlamenteve në vendet islamike, përfundoi punimet dje me nxjerrjen e një deklarate përfundimtare.

Advertisements