Breaking News

Jugu dhe Veriu do të marshojnë me flamur të përbashkët në Lojërat Olimpike Dimërore

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord të marshojnë nën një “flamur të bashkuar” në Olimpiadën Dimërore të muajit të ardhshëm, në atë që duket të jetë një progres historik pas viteve të tensionit mes dy fqinjëve.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut tha të mërkurën se të dy palët kishin rënë dakord mbi një sërë aktivitetesh të përbashkëta për lojërat dimërore, të cilat janë planifikuar të mbahen në qytetin Pyeongchang, në Korenë e Jugut. Sipas marrëveshjes, Peniani do të dërgojë një delegacion prej 550 anëtarësh, duke përfshirë 230 sportdashës, 140 artistë dhe 30 karateistë për një seri demonstrimesh që do të fillojnë më 25 janar. Skiatorët e të dy vendeve do të trajnohesn së bashku në një resort në Korenë e Veriut, tha ministria, duke shtuar se të dy palët do të formonin një ekip të përbashkët të hokejit në akull. Duke pritur miratimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, marrëveshja vjen pas negociatave disa ditore në zonën e çmilitarizuar dhe shënon një shkrirje të mundshme në marrëdhëniet e tensionuara Seul-Penian.

Advertisements