Breaking News

Lavrov: programi raketor I Iranit nuk mund të negociohet

Ministri i jashtëm i Rusisë ka thënë se programi raketor i Iranit është i panegociueshëm.

Sergei Lavrov ka vënë në dukje se aktivitetet e Iranit për zgjerimin e programit bërthamor nuk përbëjnë një çështje që mund të vihet në tryezën e bisedimeve dhe nëse Amerika me këtë pretekst del nga marrëveshja bërthamore, atëherë Irani nuk do të zbatojë asnjë prej angazhimeve të tij. Ai gjithashtu e quajti të papranueshëm kërkesën e Amerikës për të ndryshuar përmbajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe tha se Moska nuk e mbështet një kërkesë të tillë. Më 12 janar presidenti amerikan megjithëse është shprehur i pakënaqur nga marrëveshja bërthamore, ka firmosur shtyrjen e afatit për pezullimin e sanksioneve kundër Iranit.

Advertisements