Breaking News

Ruhani: Rruga e përballjes me sfidat e botës islame, nuk është varësia nga fuqitë e huaja

Presidenti i Republikës Islamike në konferencën e 13-të të parlamenteve të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik deklaroi se rruga e përballjes me sfidat e botës islame, nuk është varësia në fuqitë e huaja.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot (të martën) në këtë konferencë dyditore e cila po zhvillohet në Teheran me praninë e përfaqësuesve të 41 vendeve islame të botës, deklaroi: “Irani duke respektuar tërësinë territoriale dhe sovranitetin politikë të të gjitha vendeve, konsideron se rruga për zgjidhjen e problemeve dhe tejkalimin e sfidave të Umetit Islamik është krijimi i solidaritetit dhe bashkëpunimit mes vendeve islamike”. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim vuri në dukje faktin se disa vende nën induktimet e Amerikës dhe të regjimit sionist, po krijojnë përçarje dhe ndarje mes Umetit Islamik dhe shtoi: “Shkaku më i rëndësishëm për prishjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme është vazhdimi i politikave pushtuese të regjimit sionist dhe mbështetja e gjithanshme dhe e pakursyeshme e qeverisë së Amerikës ndaj regjimit sionist dhe privimi i popullit të Palestinës nga të drejtat e tij themelore për formimin e shtetit të pavarur palestinez me kryeqytet Kodsin e shenjtë”. Z. Ruhani më pas vuri në dukje shkatërrimin e grupit ekstremist terrorist ISIS dhe rolin efikas të Iranit në luftën kundër këtij grupi terrorist dhe shtoi: “Një prej dobive kryesore të thyerjes së grupit të dhunshëm dhe terrorist ISIS, është kthimi i çështjes së Palestinës në pozitën e saj kryesor si prioriteti i parë në programin politik të Umetit Islamik”. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në fund u shpreh i sigurt se Umeti Islamik dhe vendet islame nuk do të harrojnë kurrë çështjen e Kodsit të shenjtë si Kibla e parë e myslimanëve ndërsa duke theksuar unifikimin e qëllimit dhe largimin nga përçarja, tha se vendet islame gjithmonë do të bëjnë përpjekje për kthimin e të gjithë të shpërngulurve palestinezë në tokat e tyre dhe për formimin e shtetit të pavarur të Palestinës me të gjitha territoret përkatëse palestineze me kryeqytet Kodsin e shenjtë.

Advertisements