Breaking News

Garda bregdetare e Libisë shpëton me qindra emigrantë në brigjet e Libisë

Garda bregdetare e Libisë ka njoftuar për shpëtimin e qindra emigrantëve në afërsi të brigjeve të Libisë.

Sipas kanalit televiziv Al Xhazira, garda bregdetare e Libisë ka deklaruar se forcat e këtij vendi kanë shpëtuar mbi 350 emigrantë të cilët kanë tentuar të kalojnë Detin Mesdhe për të emigruar në Evropë. Garda bregdetare e Libisë ka thënë se tre varka të cilat transportonin këta emigrantë janë mbytur në afërsi të brigjeve të Libisë dhe emigrantët e shpëtuar janë transferuar në Tripoli, kryeqytetin e Libisë dhe aktualisht po mbahen nën arrest në një burg. Vlen të theksohet se Libia është vendi më i rëndësishëm nga i cili emigrantët afrikanë nisen drejt vendeve evropiane.

Advertisements