Breaking News

Gabriel: Shfrytëzimi i arritjeve të marrëveshjes, e drejtë e Iranit

Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka thënë se Irani ka të drejtë të shfrytëzojë arritjet e nxjerra nga marrëveshja bërthamore.

Sigmar Gabriel, ka thënë se Irani ka të drejtë të shfrytëzojë arritjet e dala nga heqja e sanksioneve si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore. Ai theksoi rëndësinë e marrëveshjes bërthamore për të parandaluar garën e armatimeve në botë. Shefi i diplomacisë gjermane këtë deklaratë e bëri pas takimit që ai pati me homologët e tij nga Anglia dhe Franca dhe me shefen e diplomacisë evropiane. “ Për të parandaluar një garë armatimesh në botë, është e nevojshme të mbështetet marrëveshja bërthamore”, tha në fjalën e tij ministri Gabriel.

Advertisements