Breaking News

Ushtria siriane avancon në veriperëndim të Alepos

Forcat e ushtrisë siriane, të mbështetura nga luftëtarë të aleatëve, kanë regjistruar më shumë fitore në betejat kundër terroristëve të grupit takfirist Xhabhat Fateh al-Sham, i njohur më parë si Fronti al-Nusra, në sektorin jugor të provincës veriperëndimore të Alepos, duke u shkaktuar humbje të rënda ekstremistëve.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, raportoi se trupat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre kishin arritur të rimarrin fshatrat Xhabal al-Modavar, Vadi al-Sanu’a, al-Namanieh, Boveizeh Sakireh, Moshrefeh, al-Boveizetain, Boveizeh Kabireha dhe al -Vaxhed pasi sulmuan pozicionet e terroristëve dhe pas luftimeve të ashpra me takfiristët.

Advertisements