Breaking News

Mesazh ngushëllimi i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka publikuar një mesazh ngushëllimi për incidentin e hidhur vdekjeprurës të një cisterne iraniane të naftës që shpërtheu në flakë dhe u fundos brigjeve të Kinës.

Në një mesazh të dielën, Ajetollah Khamenei u shprehu ngushëllime familjeve të 32 anëtarëve të ekuipazhit të tankerit iranian të naftës që humbën jetën në incidentin e rëndë. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik tha se marinarët sakrifikuan jetën e tyre pasi ata po përmbushnin detyrën  për vendin e tyre. Tankeri iranian i naftës Sanchi, që transportonte 136,000 ton lëndë djegëse nga Irani në Korenë e Jugut, mori zjarr më 6 janar pasi u përplas me anijen tregtare kineze CF Crystal, rreth 160 milje detare pranë brigjeve të Shanghait.

Advertisements