Breaking News

Irani shpall ditë zije kombëtare ditën e nesërme

Pas incidentit të kobshëm të tankerit iranian të naftës Sanchi dhe humbjes së jetës së marinarëve iranianë, qeveria iraniane publikoi një deklaratë, duke njoftuar se dita e hënë (15 janar), është shpallur ditë zije kombëtare në Iran.

Zyrtarët iranianë kanë thënë se “nuk ka shpresë për gjetjen e të mbijetuarve në mesin e anëtarëve të bordit”. Përgjegjësi iranian për operacionet e shpëtimit, Muhamed Rastad, e ka bërë këtë njoftim sot pasi anija është përmbytur. Anija-cisternë iraniane, që ishte duke u djegur për më shumë se një javë, pasi ishte përplasur me një anije kineze në Detin lindor të Kinës, është përmbytur, pasi ka lëvizur në jug-lindje të Japonisë. Në këtë anije ndodheshin 30 marinarë iranianë dhe dy punëtorë nga Bangladeshi. Presidenti i Iranit Hasan Ruhani ka lëshuar një mesazh ngushëllimi për vdekjen e marinarëve në tankerin iranian të naftës që u fundos pas djegies për më shumë se një javë pas një përplasjeje në Detin e Kinës Lindore. Në mesazhin e tij, Ruhani u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe u bëri thirrje zyrtarëve iranianë të bëjnë të gjitha përpjekjet për të lehtësuar dhimbjen e familjeve të viktimave. Presidenti iranian gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve të nisin një hetim tërësor mbi incidentin dhe të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar ndodhjen e aksidenteve të ngjashme. Ai gjithashtu bëri thirrje për ndjekje ligjore të nevojshme për të siguruar të drejtat e kombit iranian dhe të familjeve të viktimave.

Advertisements