Breaking News

Bota Iran Lindja e Mesme Ballkani Galeria Products Më shumë Kundërshtimi i Turqisë ndaj ofertës së “partneritetit” në vend të anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Ministri i Turqisë për Çështjet e BE-së u shpreh se propozimi për një “partneritet” me Bashkimin Evropian është i papranueshëm për Turqinë.

Bashkimi Evropian, kohët e fundit i propozoi Ankarasë që të ndjekë planin e presidentit francez, që të dy palët të angazhohen në një plan partneriteti, pasi në situatën aktuale nuk është e mundur të rifillojë procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian. Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian, Omer Çelik deklaroi: “Ne hedhim poshtë një marrëveshje evropiane për partneritet, sepse besojmë se askush nuk ka të drejtë të ofrojë statusin e “shkallës së dytë” në marrëdhëniet e BE me Turqinë”. Turqia dhe BE janë angazhuar në një përballje diplomatike që nga viti 2016, pasi Brukseli kritikoi ashpër Ankaranë për arrestimet masive në vend, të lidhura me grushtin e dështuar të shtetit në 2016 korrik. Megjithatë, për arsye gjeostrategjike, Evropa nuk dëshiron të shkëputet me Turqinë. Sipas diplomatëve të BE-së Franca është zgjedhja e duhur për të fituar vrull pozitiv në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Brukselit. Shumica e vendeve të rëndësishme të BE-së kundërshtojnë haptazi anëtarësimin e Turqisë në BE, ndërsa Franca prej kohësh ka propozuar një raport partneriteti mes BE-së dhe Turqisë. Ky propozim jo vetëm që nuk e ka kënaqur, por e ka irrituar më shumë Ankaranë. Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së tij në Francë, duke folur mbi procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE ka qenë shumë kritik ndaj bashkimit Evropian, në lidhje me zvarritjen e pranimit në BE të Turqisë. “Për fat të keq, kemi bërë hapat e parë në vitin 1963 dhe janë bërë 54 vjet që Turqia pret ftesën e BE-së.  “Kjo ashtu siç na ka lodhur neve në mënyrë serioze, ka lodhur edhe popullin tim. Pra, kjo ndoshta do të na shtyjë drejt një vendimi. Sepse ne nuk jemi në gjendje që të themi vazhdimisht ‘ju lutemi na merrni edhe neve’”, deklaroi presidenti turk. Është e qartë se propozimi për partneritet BE-Turqi është i vetmi justifikim i BE-së për të marrë lëshime nga Turqia dhe ky vend nuk mund të ketë pikëpamje pozitive për këtë projekt, dhe kjo e bën të kuptueshëm zemërimin e autoriteteve turke. Në rrethana të tilla, është e qartë se Turqia po përpiqet të parandalojë formimin e një pozite dominuese dhe imponuese  nga Bashkimi Europian dhe duke mos u pajtuar me kërkesat joracionale të unionit, synon të eliminojë mundësinë e çdo abuzimi me vullnetin historik të kombit turk. Nëse Turqia do të pranonte propozimin për “partneritet”, përfundimisht deti i gjerë midis Turqisë dhe anëtarësimit në BE do të zgjerohej edhe më shumë.

Advertisements