Breaking News

Vendimi i Trump për të rritur arsenalin bërthamor të Amerikës

Presidenti kërkon të rrisë arsenalin bërthamor të Shteteve të Bashkuara në kundërshtim me Traktatin për mos përdorimin dhe shkatërrimin e armëve bërthamore (NPT).

Presidenti i i SHBA Donald Trump tha të shtunën se synon të rrisë arsenalin bërthamor të Shteteve të Bashkuara dhe do të nisë një program të armëve bërthamore për të mbrojtur Evropën kundër Rusisë në fillim të shkurtit, raporton kanali televiziv Fox News. Ky program në një dokument është quajtur “Shqyrtimi i mundësive atomike” dhe me njoftimin e tij, SHBA pozicionohet në ofensivë. Programi është në përputhje me politikën bërthamore të ish-Presidentit Barak Obama për 20 vitet e fundit, që synon modernizimin e arsenalit të armëve bërthamore. Pentagoni tha se Plani “Shqyrtimi i mundësive atomike” do të përfshijë një rishikim të rolit të armëve bërthamore në strategjinë e sigurisë së SHBA, pas përfundimit të miratimit të Sekretarit të Mbrojtjes dhe pastaj të Presidentit amerikan. Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërkuar qartazi zhvillimin dhe forcimin e arsenalit bërthamor amerikan që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë, kurse nga ana tjetër ka kërkuar reduktimin e  armëve bërthamore ruse. Ndërkohë, qeveria e Trump kërcënoi shprehimisht vendet e tjera që mund të nisin një sulm bërthamor nën pretekstin e mbrojtjes së sigurisë së tyre kombëtare ose aleatëve të saj.

Advertisements