Breaking News

Presidenti francez i rikujton Netanjahut se ai duhet të respektojë marrëveshjen bërthamore

Presidenti i Francës Emanuel Macron i ka rikujtuar kryeministrit të regjimit sionist se ai duhet të respektojë marrëveshjen bërthamore.

Në deklaratën e lëshuar nga presidenca franceze thuhet se presidenti Macron në përgjigje të kërkesës së kryeministrit të regjimit sionist për ndryshimin e marrëveshjes bërthamore ka kërkuar prej tij të tregojë respekt ndaj kësaj marrëveshjeje. Macron i ka rikujtuar kryeministrit të regjimit sionist se të gjithë duhet të angazhohen dhe të zbatojnë këtë marrëveshje. Në këtë bisedë telefonike kryeministri i regjimit sionist kishte thënë se deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për marrëveshjen bërthamore duhen marrë seriozisht dhe kjo marrëveshje duhet reformuar. Donald Trump duke pretenduar se marrëveshja bërthamore plotëson vetëm interesat e Iranit ka kërkuar anulimin e saj ose të paktën reformimin e kësaj marrëveshjeje. Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane dhe pjesëtarët e tjerë të grupit 5+1 që kanë firmosur marrëveshjen në fjalë kanë thënë se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk është një marrëveshje dypalëshe që të mund të anulohet ose përmirësohet sipas kërkesave të palëve. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet në janar të vitit 2016 dhe që nga ajo kohë vetëm Amerika ka sabotuar zbatimin e zotimeve të saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Advertisements