Breaking News

Njësitet e marinës detare të Iranit arrijnë në anijen e përfshirë nga flakët

Njësitet e marinës detare të Iranit kanë arritur në vendin ku po digjet anija iraniane e transportit të naftës.

Për momentin marina detare po bisedon me palën kineze për mënyrën e futjes në anije. Hadi Hakshenas zv/kreu i organizatës së lundrimit dhe porteve në Iran ka thënë se njësitet e marinës detare të Iranit janë dislokuar 1 mijë metra larg anijes iraniane të naftës të cilët janë duke pritur krijimin e kushteve për futjen menjëherë  në anije. Shih Can Wei kreu i operacionit për shuarjen e zjarrit të anijes në një takim me Ali Rabii kryetar i komitetit special për ndjekjen e çështjes së kësaj anijeje ka thënë se për shkak të zjarrit të madh nuk ekzistojnë kushtet që ndokush të futet në anije. Për momentin ekipe të emergjencës nga Kina, Irani dhe Japonia po punojnë për shuarjen e zjarrit të anijes iraniane të transportit të naftës që është përfshirë nga flaka pas aksidentit detar të 6 janarit me një anije iraniane në brigjet e Hong Kongut.

Advertisements