Breaking News

Kanali televiziv amerikan flet për joefikasitetin e sanksioneve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të Iranit

Ueb sajti i kanalit televiziv amerikan NBC ka bërë të ditur mbi joefikasitetin e sanksioneve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të Iranit.

Ueb sajti i kanalit televiziv amerikan NBC në një raport të publikuar sot, duke folur në lidhje me marrëdhëniet e gjera tregtare të Iranit me fqinjët dhe vendet e rëndësishme të botës, ka thënë se Irani bile edhe me shtimin e sanksioneve të Amerikës do të ketë mundësinë për zgjerimin dhe avancimin e këtyre marrëdhënieve. Ky ueb sajt shkruan se derisa Irani gjendet nën sanksione të SHBA, ky vend ka marrëdhënie shumë të mira tregtare me Turqinë dhe Indinë dhe marrëdhënie të gjera ekonomike dhe ushtarake me Kinën si dhe marrëdhënie shumë të mira diplomatike me Rusinë. Ueb sajti i kanalit televiziv amerikan NBC shtoi se Irani ka marrëdhënie të mira me fuqitë botërore si Koreja e Jugut dhe Afrika e Jugut, dhe si rezultat mund të parashikohet që Irani mund të mbajë marrëdhëniet e tij me vendet e tjera, madje edhe kur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara do të përkeqësohen edhe më shumë.

Advertisements