Breaking News

Eragçi: Irani ka izoluar Amerikën në çështjen bërthamore

Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet juridike dhe ndërkombëtare ka thënë se në betejën diplomatike për marrëveshjen bërthamore të vitit të kaluar, Irani ka arritur të ndajë aleatët e Amerikës nga ky vend dhe ka arritur të izolojë Amerikën në formë të plotë.

Abas Eragçi, në një intervistë për kanalin e parë të radiotelevizionit shtetëror të Irani ka folur mbi politikën e Amerikës kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe ka thënë se gjatë vitit të kaluar Donald Trump presidenti amerikan është përpjekur shumë për të shkatërruar marrëveshjen bërthamore apo për të kryer ndryshime në këtë marrëveshje, por ai nuk ia ka arritur qëllimit të vet. Trump që nga koha kur erdhi në pushtet ka thënë se do të grisë marrëveshjen bërthamore dhe në këtë mes ka bërë shumë përpjekje për të bindur partnerët evropianë që të ushtrojnë presione mbi Iranin apo për të ri negociuar marrëveshjen bërthamore, por ai ka dështuar në të gjitha përpjekjet e tij. Kreu i shtabit për analizimin dhe monitorimin e procesit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore ka thënë se Donald Trump në tetor të vitit 2017 ka kërcënuar se në rast Kongresi nuk do të ketë fuqi ai do të reformojë bashkëpunimin me partnerët evropianë në çështjen e programit të përbashkët të veprimit dhe do t’i japë fund vetë marrëveshjes bërthamore, mirëpo tani ai ka vendosur të qëndrojë në këtë marrëveshje. Zv. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu tha se qëndrimi i Iranit është krejtësisht i qartë dhe i prerë dhe thekson se Irani nuk negocion me askënd lidhur me kapacitetin mbrojtës dhe raketor.

Advertisements